'Shqipëria raporton vitin dinjitoz në krye të OSBE'/ Nis Ministeriali, merr fjalën Kryeministri Rama

3 Dhjetor 2020, 10:45 | Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 10:45

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministeriali të kësaj organizate.

Në postimin e  videos live në Facebook, Kryeministri shkruan se ky vit ishte një debutim absolutisht dinjitoz i Shqipërisë në krye të OSBE.

"Shqipëria raporton për misionin e drejtimit njëvjeçar të OSBE dhe arrin pas shumë përpjekjesh në vakuumin e krijuar prej moszgjedhjes së katër sekretarëve të organizatës, konsensusin mes vendeve anëtare për zgjedhjen e tyre, në prag të mbylljes së mandatit të kryesimit

Një vit tejet sfidues dhe një debutim absolutisht dinjitoz i Shqipërisë në krye të OSBE", shkruan Rama në Facebook.

b.ha./Shqiptarja.com