Shqipëria s'gjen qetësi nga tërmeti, sërish lëkundje, këtë herë epiqendra në Rubjekë, Maminas

19 Dhjetor 2019, 17:39

Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Pasditen e sotme në orën 17:03 minuta u regjistrua lëkundja me epiqendër në fshatin Rubjekë, Maminas. 

IGJEUM - Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë i shkallës rihter, 9 km në veri të Durrësit, ndërsa sipas Institutit Italian të Sizmologjisë ishte 4.7 ballë.