Qytetarët shqiptarë vendosën sot përmes votës së tyre se kush do t'i qeverisë ata në 4 vitet e ardhshme. Nga 5199 qendra votimi që ishin në të gjithë vendin kanë pasur të drejtë vote 3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë, ndërsa pjesëmarrja në votimet ka qenë mbi 47.94 %, ndërsa aplikacioni i KQZ ende nuk ka bërë një përditësim të situata deri në mbyllje të votimit, kjo pasi ka ende qytetarë në radhë në disa qendra votimi në të gjithë vendin që do të hedhin votën e tyre. Edhe pse rezultati i pjesëmarrjes nuk paraprak, ajo që vihet re është se pjesëmarrja është më e madhe se në zgjedhjet e 2017, ku pjesëmarrja ishte 46.77 % ose 1.613.960 votues.
Që në minutat e para qendrave të votimit iu drejtuar Presidenti i vendit, Ilir Meta, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Edi Rama dhe Lulzim Basha.
