Shqipëri-Izrael, 'Tifozët Kuq e Zi' rikthehen në stadium, efektivë të RENEA dhe snajper mbi pallate (VIDEO+FOTO)

7 Shtator 2018, 21:14

Kur duhen dy orë nga nisja e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kombeve Shqipëri-Izrael, në stadiumin ''Elbasan Arena'' kanë mbërritur tifozët e parë. Ndërsa për sigurinë e ndeshjes janë angazhuar mbi 600 efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë RENEA, FNSH dhe ata të rendit. Për garantimin dhe mbarëvajtjen e kësaj sfide janë vendosur snajper në tarracat e pallateve, ndonëse nga policia nuk bëhet e ditur që të ketë të dhëna për kërcënime. Ajo që vlen të thepsohet Për këtë ndeshje është se janë rikthyer edhe ultrasit e grupimit më të madh në mbështetje të kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”. Dy vite më parë ata bojkotuan kombëtaren pikërisht në ndeshjen kundër Izraelit në ''Elbasan Arena'' për shkak të masave të rrepta dhe trajtimit të iu bëri policia tifozëve.