Shqiponja kap peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh/ Video e mrekullueshme

2 Korrik 2020, 16:04

Një skenë spektakolare është realizuar në Myrtle Beach, një vendpushim bregdetar në Karolinën e Jugut. Videoja e realizuar nga Ashley White, filmuar nga ballkoni i saj me pamje nga plazhi i Myrtle Beach, tregon një shqiponjë e cila ka futur nën kthetra një peshk skumbri spanjoll, të quajtur gjithashtu edhe ‘Mbreti Skumbri’, ndërsa fluturonte mbi plazhin e mbushur me njerëz. Sipas disave, të cilët kanë komentuar filmimin në mediat sociale, gjahu i shqiponjës nuk është një skumbri por një peshkaqen.