'Shqiponjat', policia kriminale dhe e Rendit kontrolle të rrepta në Korçë

17 Shtator 2020, 19:55

KORCË- Policia e Shtetit ka kryer kontrolle të rrepta në pikat kyçe të qytetit për të vënë në pranga kriminelët.

Agjentët e drejtorisë dhe të komisariatit të Korçës kanë vijuar kontrollet për armëmbajtje pa leje, për persona të shpallur në kërkim dhe për lëndë narkotike. Në kuadër të masave parandaluese edhe për transport të emigrantëve të paligjshëm, kontrollet priten të vijojnë edhe në ditët në vijim.