'Shqiponjat' urdhërojnë të ndalojë, të rinjtë sulmojnë me sende të forta makinën e policisë

15 Korrik 2020, 21:58 | Përditesimi i fundit: 2020-07-16 08:45:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku disa persona kanë sulmuar me sende të forta makinë e policisë të skuadrës "Shqiponjat".

Policia i kishte bërë shenjë për të ndaluar dhe kontrolluar, por mjeti nuk i është bindur urdhrit duke ikur. Kjo ka bërë që 'Shqiponjat" ta ndjekin nga pas, por që kanë hasur sërish me rezistencën e personave në makinë duke i goditur ato me mjetë të forta dhe thyer xhamin e përparmë të makinës së policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen '28 nëntori' në Elbasan, ku agresorët kanë hedhur në drejtim të policisë mjete të forta duke thyer xhamin e makinës. Nga ky akt i rëndë kanë mbetur të lënduar lehtë pjesëtarët e skuadrës speciale 'Shqiponjat'.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.