Shqiptarët dhe italianët bëhen bashkë, organizojnë protestë paqësore në Padova për shembjen e Teatrit

31 Maj 2020, 16:43

ITALI- Një protestë paqësore është organizuar në Padova nga shqiptarë dhe italianë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar të shembur si sot dy javë më parë në Tiranë.

Sipas medias italiane, protesta e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale është mbajtur para Pallatit Moroni në Padova. Oranizatorët qytetarë italianë dhe shqiptarë kanë shprehur ndjeshmërinë e tyre për trashëgiminë kulturore shqiptare.