‘Shqiptarët në koalicion kundër Ramës, e nxjerrin humbës’, Kryemadhi: Në zgjedhje Opozita bashkuar

6 Korrik 2020, 22:34 | Përditesimi i fundit: 2020-07-06 22:34:36

E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe hyrja në zgjedhje pa koalicione. Kryemadhi tha se kjo është një lojë e Edi Ramës i cili sipas saj po përdor deputetët që kanë marrë mandatin. Ajo tha se të gjitha sondazhet, Ramën e nxjerrin humbës dhe i frikësuar nga uniteti i opozitës ai po përpiqet të luajë siç luajti në zgjedhjet e vitit 2017.