TIRANË- Kur u raportuan rastet e para me koronavirus, u duk sikur pati një ndërgjegjësim shumë të madh nga shqiptarët, të cilët filluan të rrallojnë daljet e tyre. Masat e ndryshme të marra nga qeveria si ndalimi i qarkullimit të makinave pa autorizim, mbyllja e kafeneve apo e transportit urban dhe efekte. Në ditët e para ishin shumë të pakët njerëzit që i shihnim në rrugë, por kjo situatë ka ndryshuar krejtësisht. Gazetarët e Report Tv në Tiranë dhe në disa qytete në rrethe raportojnë se njerëzit po lëvizin çdo ditë e më shumë pa respektuar asnjë rregull të ruajtjes nga COVID-19.
Xhiro në pedonale, "rreze dielli" në parqe...E njëjta gjë po ndodh Tiranë, në Fier, në Krujë, Elbasan, e për më tepër, Shkodra nuk nuk respekton asnjë nga rregullat. Rrugët janë plot me qytetarë të cilët duke se shfrytëzojnë diellin dhe ditët e pushimin për të dalë xhiro, por duke u shndërruar në rrezik serioz që ky koronavirusi të përhapet dhe të kemi një bilanc më të rëndëuar se 55 të infektuar, me të cilëve dy viktima.
Shqipëria prej 6 ditësh ka marrë masa kufizuese, ku janë mbyllur baret e restorantet, është përgjysmuar numri i punonjësve në shërbimet që janë të domosdoshme të qëndrojnë hapur, si supermarkete e farmaci, furra buke. Kufizimet që duhej të ndiheshin edhe më shumë dhe që janë më të rëndësishme për frenimin e përhapjes së COVID-19, kanë të bëjnë me vetëkarantinimin, me qëndrimin në shtëpi të të gjithë personave të paktën për 2 javë.
Por shqiptarët, edhe pse ditët e para duket se u ndërgjegjësuan në këtë aspekt, nisën t'i konsiderojnë si ditë pushimi, duke shfrytëzuar edhe temperaturat e larta e për të dalë jashtë. Nuk respektojnë më asnjë masë mbrojtëse, as distancën dhe as maskat e dorezat. Një situatë kjo, që ndoshta do të sjellë masa të tjera edhe më të rënda kufizuese, edhe pse ditën e djeshme në një intervistë ekskluzive për Report Tv, kryeministri Edi Rama la të kuptohet se fokusi nuk do të jetë tek masat e reja por tek zbatimi në vazhdimësi i rregullave që tashmë janë vendosur. Më shumë sesa makinat, ku qarkullimi për ata që shkojnë në punë është vetëm në dy orare në mëngjes deri në 08:00 dhe pasdite 16:00 - 17:00, problemi më i madh po bëhen qytetarët që dalin në këmbë për shëtitje apo ata me biçikleta. Ndalimi për qytetarët është bërë vetëm pas orës 18:00 ndërsa kush kapet në rrugë jashtë këtij orari, gjoba është 10 mijë lekë.