Shqiptarët urdhërojnë ushtarët grekë, acarohen fqinjët! Nisin urgjent hetimet

15 Janar 2021, 16:20

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket se 2 shqiptarë po u japin urdhra ushtarëve grekë.

Pas publikimit të kësaj videoje, autoritetet janë tronditur dhe kanë nisur menjëherë hetimet.Në video 2 të rinj me origjinë shqiptare, duke sikur po “përshëndesin” shokët tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

Ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.