Shqiptarët votuan/ Rama: Sot fitoi shteti

30 Qershor 2019, 21:15

30 qershori i një Shqipërie që përjetoi përcarje politike- tha kryeministri Edi Rama në daljen e parë publike pas mbylljes së procesit të votimit në zgjedhjet vendore 2019. Sot fitoi shtetit, qytetaria dhe shpresa - tha Rama në një deklaratë nga selia rozë. 

"Të nderuar qytetarë kudo ku ndodhi në këtë moment, sot ishte 30 Qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar për të ndaluar ecjen përpara dhe integrimin në BE.

Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye muaj pas muaji në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, anti shtetit dhe shtetit, mes dhunës së djeshme dhe shpresës te e nesërmja, mes Shqipërisë së vjetër të fantazmave e fosileve të historisë dhe Shqipërisë së të drejtës.

Sot fitoi e ardhmja, shteti, qytetaria, shteti. Fitoi me të drejtë dhe dinjitet".

    No videos found.