Shqiptarëve 'nuk iu trembet syri' nga virusi, dalin pa maska rrugëve, gjobiten 619 qytetarë

10 Nëntor 2020, 16:28

Pavarësisht se prej ditësh numri i të infektuarve kalon 500 rastet ditore duket se qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar dhe nuk i mbajnë maskat në ambiente publike, ku policia ka vendosur në 24 orë 619 gjoba.

Sipas raportimit të Policisë së Shtetit janë gjobitur me nga 3 mijë lekë 619 qytetarë që nuk mbanin maske, ku 6 prej tyre janë shoqëruar në komisariat për verifikim pasi nuk kanë paraqitur mjet identifikimi.Policia e Shtetit vijon me thirrjet për mbajtjen e maskave në publik dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë nga ana e lokaleve.