" 7 ditet e mia te tmerrit, sot i lutem Zotit"/ Flet i infektuari per Report Tv

6 Prill 2020, 17:43 | Përditesimi i fundit: 2020-04-06 19:00:29

Pacienti me Covid-19 rrëfen ditët e tmerrit. 7 ditë me dhembje truipi, ethe dhe tempëraturë. Agim Loci, Misionar i Pajtimit te Gjaqeve rrëfen në një lidhje me skype nga Amerika, për Repolitix, momentin kur mjekët i konfirmuan se testi i tij kishte dalë pozitiv. Që nga ai moment kanë kaluar 11 ditë dhe Loci është drejt shërimit. Në spitali mësoi se ishte pozitiv, ndërsa simptomat e para i shfaqi në punë. Mjekët amerikan i dhanë dy medikamente ndërsa i këshilluan të pinte caj me limon dhe mjaltë.