Shqiptari më i kërkuar nga drejtësia belge thyen heshtjen, Safet Rustemi flet për herë të parë në Report Tv

30 Korrik 2018, 13:58 | Përditesimi: 30 Korrik 2018, 19:17

Safet Rustemi Bajri, Shqiptari më i kërkuar nga drejtësia belge thyen heshtjen duke folur për herë të parë përmes, një interviste ekskluzive për Report TV dhënë gazetarit Artan Hoxha.

Pse Safet Bajri u bë mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës Belge? Si qëndron e vërteta e zhurmës në parlamentin dhe median belge për Bajrin?

Pse ish kryeministri Sali Berisha e akuzon Bajrin si bosin e një familje mafioze më të fuqishme në veri të vendit, që ka mbështetur dhe financuar kryeministrin Rama dhe PS në zgjedhjet parlamentare të 2017? A është Bajri një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare dhe pse nuk është arrestuar ende? Për të gjitha këto Safet Bajri në një intervistë ekskluzive e cila do të transmetohet sonte ora 19:00 në Report TV.