Shqiptari në Greqi kërcënon të hidhet nga ndërtesa 12 katëshe, nuk ka dokumente dhe jeton në kasolle

6 Shtator 2020, 16:03 | Përditesimi i fundit: 2020-09-06 16:06:13

GREQI- Një burrë gjysmë i zhveshur tenton të hidhet nga tarraca e një ndërtese 12 katëshe, njoftojnë mediat greke.

Sipas informacioneve të policisë personi në fjalë është nga Shqipëria.

Sipas të dhënave të policisë ai deklaroi se nuk ka asnjë dokument qëndrimi në vend, nuk ka para dhe jeton në një kasolle, ndërsa theksoi se i biri po kryen shërbimin ushtarak në Evros.

 Në zonë kanë arritur forca të shumta policie, të cilët po mundohen të bindin shqiptarin të heqë dorë nga vendimi për ti dhënë fund jetës së tij.