Shqiptari në Kanë, kush është Ilir Jaçellari, bir arti e nxënësi i Faslli Halitit që luan rolin e një kosovari në filmin e shkurtër italian ‘Berberi komplotist’ që kryesoi në ‘La Cinef’

27 Maj 2022, 20:41

Në filmin Italian “Berberi komplotist” që kryesoi në kategorinë e filmave të shkurtër në Festivalin e Kanës “La cinef” luan një shqiptar. Aktori nga Lushnja Ilir Jaçellari, i biri i shkrimtarit Halil Jacellari e nxënës i Faslli Halitit, prej vitesh është një emër i dëgjuar në kimenatë dhe teatrot italiane, ndërsa kësaj here ka interpretuar rolin e një kosovari.