Shqiptari në Kapshticë: Kam marrë 1 javë, dua të shkoj tek familja

6 Prill 2020, 17:11

Një prej emigrantëve të bllokuar në tokën neutrale të Kapshticës, Mëhill Steaj, në një lidhje telefonike për Report Tv kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të merren masa dhe t’i dërgojnë pranë familjeve të tyre në Shqipëri, pasi kushtet në të cilat ata ndodhen janë të vështira për shkak edhe të motit të ftohtë. Ai thotë se ka marrë 1 javë leje në punë dhe se i ka skaduar edhe pasaporta. Por për të gjitha tejkalimet e afateve të qëndrimit dhe mjeteve të identifikimit, qeveria ka deklaruar se nuk do të ketë penalizime.