Shqiptarja që bën analizat COVID në Gjermani: Po marrim edhe gjakun për studimin e vaksinës

11 Prill 2020, 13:37 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 18:00:32

Denisa Vrapi është një shqiptare e cila në këto ditë të vështira që gjithë bota po kalon me pandeminë COVID-19, është në krye të detyrës. Ajo punon laborante në një laborator privat që merret me analizat për koronavirusin në landin Konstanz në Gjermani, në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore publike atje.