Shtang gjyqtarja femër, ndëshkon me të verdhë Kaka-n para se të bëjë ‘selfie’

30 Tetor 2019, 12:09

Duket e pabasueshme, por ajo që ka bërë një arbitre femër gjatë një ndeshje bamirësie mes legjendave të Izraelit dhe Brazilit është me të vërtetë unike.

Në një moment gjatë lojës, teksa topin e kishte Kaka, ish-futbollisti i Milanit dhe Real Madrid, arbitrja ndërpret lojën në mënyrë të pakuptimtë. Nga ky episod i shtangur mbetet edhe ish-futbollisti, i cili nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Gjyqtarja fillimisht afrohet dhe e ndëshkon Kaka-n me karton të verdhë, ndërsa më pas nxjerr telefonin nga xhepi për të bërë ‘selfie’. Një moment i cili fillimisht ka befasuar lojtarët në fushë, pore dh tifozët, të cilët më pas e kanë marrë me të qeshura.

Për ta bërë më të bukur këtë moment menduan edhe lojtarët e Brazilit, të cilët të buzëqeshur takuan arbitren. Për këtë ndeshje, e cila ishte në kuadër të paqes, pjesë e Brazilit ishin edhe ish-futbollistë të tjerë si Ronaldinho, Roberto Carlos, Rivaldo, Cafu dhe Bebeto.