Shtatori nis vrullshëm për PS! Mblidhet sot në Elbasan grupi parlamentar! Skenari i mundshëm si do zhvillohet Asambleja e partisë në kohë COVID-i

1 Shtator 2020, 11:34 | Përditesimi: 1 Shtator 2020, 17:03

TIRANË- Shtatori nis vrullshëm për Partinë Socialiste. Ditën e sotme në orën 16:00 do të mblidhet grupi parlamentar socialist, mbledhje e cila do të mbahet në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në fokus do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale.

Gjithashtu socialistët do të informohen për ndryshimet  e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor me qëllim hapjen e listave. Në fokus të diskutimeve do të jenë edhe sfidat e sesionit parlamentar në tërësi, i cili pritet të nisë në datë 7 shtator.

r.k./Shqiptarja.com