Shtëpia e At Gjergj Fishtës shndërrohet në Muze! Rama: U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë

23 Tetor 2020, 14:52

Shtëpia e At Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë është shndërruar në një muze që rrit atraksionin turistik në të gjithë zonën. Përurimi është bërë në ditën e tij të lindjes, ku i pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Elva Magariti. Pas shumë problemesh me pronësinë e tokës, por edhe vështirësi të hasura gjatë restaurimit, pasi shtëpia e Fishtës rrezikonte të shembej, tashmë është kryer restaurimi i plotë. Në fjalën e tij, Rama ka lartësuar figurën e Fishtës. " U falemi Orëve të Shqipërisë që na falën një kolos të tillë", tha mes të tjerave Rama.