'Shtëpia e drogës' në Sauk/ Kërcënohet denoncuesi i 'Pa gjurmë': Me vëllezërit nga ISIS do iu vëmë kokat në tepsi

13 Dhjetor 2019, 08:30

TIRANË-  Më 26 shtator të këtij viti gazetari Ermal Qori nga shtëpia e cila dyshohej se kishte shërbyer si 'laborator droge' gjatë transmetimit "live" u raportua se në ambientet e shtëpisë është gjetur një boçe hashashi si dhe objekte dhe enë të tjera të dyshimta si prizë treshe, sobë, kova me pleh dhe deri te mbetjet e hashashit në raftet e dollapit dhe mbi lavaman. Dyshohet se këto enë kanë shërbyer për të përpunuar lëndën narkotike.

Në shtëpinë e kyçur për afro 1 vit e gjysmë sipas pretendimit të pronarit janë gjetur materiale të tjera që nuk i përkisnin atij që janë pikërisht objektet që ’’Pa Gjurmë’’ i konstatoi gjatë transmetimit Live. Bilbil Dafku i shqetësuar për këtë situatë, dyshoi se është e  e qëllimshme duke ngritur pikëpyetje për personat përgjegjës, pasi i trembet faktit për një akuzë të dytë, pas asaj për ’’Armëmbajtje pa leje’’, për të cilën bëri 18 muaj burg. Madje gjatë transmetimit "live" mbrëmjen e 26 shtatorit, stafi bashkë me denoncuesin iu drejtuan rajonit të policisë nr.1 ku depozituan denoncimin.Për këtë arsye mesazhi vijon me një kërcënim ku theksohet se Bilbili kishte gabuar me padinë që kishte bërë, prandaj atë gabim do e shlyente me jetën e tij dhe të gazetarëve. Në përfundim shkruhej se shumë shpejt do të vinin në Shqipëri me vëllezër mysliman nga Siria dhe do t’ia vendosnin kokën në tepsi. Pas këtyre denoncimeve, Bilbil Dafku rikthehet sërisht në studion e emisionit “Pa Gjurmë” për të bërë publike kërcënimin bërë në emër të tij dhe emsionit ’’Pa gjurmë’’.

Mesazhet i janë dërguar nga ai që pretendohet të jetë ish-kunati i denoncuesit Bilbil Dafkut, ku shkruhet se këtij të fundit po i jepej mundësia, nëse donte të jetonte, të ribashkohej me motrën e tij, ish-bashkëshorten, bashkë me fëmijët për të nisur një jetë të re. Gjithashtu në këtë mesazh kërkohej të fshihen CD-të me regjistrim edhe të shtetasit me emër Ferhat Spahia.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv