“Shtëpia e përrallave”, aty ku vogëlushët mund të përkundin imagjinatën

5 Maj 2020, 16:04

Vogëlushët më në fund kanë “Shtëpinë e tyre të përrallave”, ku të përkundin imagjinatën në rrëfenjat më të dashura për ta. Në këto ditë izolimi, aktoret Jorida Meta, Shegushe Bebti dhe piktori Renato Aliçkolli bëjnë të mundur, që nga shtëpia fëmijët të shikojnë përrallat më të njohura përmes imazheve ndjellëse të ilustruara nga Aliçkolli

“Ilustrimi i përrallave është një proces më vete, ka nevojë për ‘regji’ tjetër të cilën në bashkëpunim me artistet, e bëj unë. Marrë regjistrimin e përrallës, edhe krijoi në mënyrë origjinale ilustrimet e karaktereve, e më pas vazhdoj me montimin, grafikën, derisa përralla përfundohet”, shprehet Renato, i cili ka përfunduar studimet e larta për “Multimedia” në Universitetin e Arteve, ndërsa me Teatrin Kombëtar ka bashkëpunuar edhe me të tjera shfaqje, si për videoproduksionet e “E bukura edhe bisha” dhe “Aladini” etj.