Shtëpia shqiptare e teknologjisë dhe informacionit, 1087 të rinj të regjistruar që prej shkurtit

28 Tetor 2019, 12:25

TechSpace është hapësira më e re për inovacionin e vendosur në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin.

Që prej hapjes së saj në shkurt të këtij viti deri tani janë regjistruar 1087 të rinj, 77 start up -e të regjistruara, ndërsa 120 të rinj e frekuentojnë çdo ditë TechSpace.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me një ftesë për të gjithë të rinjtë për tu regjistruar në shtëpinë shqiptare të teknologjisë dhe informacionit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat që të përfitojnë nga TechSpace, shtëpia shqiptare e teknologjisë dhe informacionit për idetë e projektet e tyre, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

E çelur në shkurt 2019 slogani i Techspace është “Mëso, guxo, krijo”, sepse TechSpace  është hapësira e edukimit teknologjik inovator dhe e shpirtit të sipërmarrjes.

Techspace, një hapësirë që sot është kthyer në laboratorin ku të rinjtë punojnë për produktet e tyre inovative.

    No videos found.