Shteti sytë tek biznesi vendas, motoja ‘të blejm shqip’! Drejtorja e AZHBR-së: Ka probleme me paketimin

30 Shtator 2020, 20:57

Disa institucione shtetërore kanë kthyer sytë nga sipërmarrja shqiptare, duke nxitur biznesin që produktet tona të jenë më konkurruese në rajon. Ministrja e Financave Anila Denaj në takim me biznesin tha se do të punohet për të rritur konkurrencën dhe cilësinë, si dhe shtoi që sipërmarrja do të mbështetet me grante.