Shtetit i mungojnë 240 milionë $! Financat rishikojnë buxhetin 2019...Goditja më e madhe nga TVSH-ja

4 Shkurt 2020, 18:02

TIRANË - Me rishikimin e rritjes ekonomike Ministria e Financave ka rishikuar në rënie edhe zërat buxhetorë. Sipas tabelave të publikuara në fletoren zyrtare që janë pjesë e kuadrit makroekonomik 2021-2023, janë rishikuar edhe pritshmërinë për mbledhjen e të ardhurave.

Referuar këtyre tabelave, totali i të ardhurave për vitin 2019 do të arrijë në 462.4 miliardë lekë, nga 486.6 miliardë lekë që u parashikua në aktin normativ të dytë, pra ka një diferencë me 24.2 miliardë lekë më pak.