Shtetrrethimi i së dielës, Elbasani një qytet i zbrazët...Të gjithë në shtëpi

29 Mars 2020, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2020-03-29 18:41:17

Elbasani ditën e sotme jep panoramën e një qyteti të zbrazët. Nuk ka as automjete dhe as qytetarë që lëvizin, në zbatim kjo të 'shtetrrethimit' të së dielës.

Të gjithë qytetarët janë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Të vetmet automjete që lëvizin në qytet janë automjetet e policisë së shtetit, FNSH, ushtria e policia bashkiake.