Shtetrrethimi nga koronavirusi/ Arrestohen 5 shoferë, 3 'tapë' në timon thyen ndalim qarkullimin, 2 s'iu bindën policisë

15 Mars 2020, 18:42

Në gjendjen e shtetrrethimit jo të gjithë i janë bindur urdhrit të qeverisë për ndalim qarkullimi. Pesë drejtues mjetesh që kanë thyer urdhrin janë arrestuar nga policia, tre prej tyre madje kanë qenë të dehur në timon, ndërsa dy të tjerët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.