Shtimi i rasteve ditore me COVID/ Brataj e pranon: Koha e pritjes për qytetarët është rritur

23 Nëntor 2020, 12:24

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka sqaruar se për shkak të rasteve të shumta koha e pritjes për qytetarët është rritur, teksa ka listuar dhe arsyet.

"Koha e pritjes për qytetarët është rritur, për disa arsye. Duke ditur që kryejmë 463 vizita, por ka dhe një procedurë ku nga këto janë 146 për COVID, epiket duhet të vishen dhe të shkojnë drejt pacientëve dhe triazhimin bëhet mbi bazën e gjendjes së një pacienti. Është një kontroll mjekësor, i thuhet qytetarit "nëse ka një përkeqësim njofto menjëherë" sepse menaxhimi bëhet nga prioriteti i përkeqësimit të sëmundjes", tha Brataj.

  •