Shtohen lëvizjet në Kukës, qytetarët në radhë e pa masa mbrojtëse para bankave

2 Prill 2020, 14:38

Në Kukës, pas përfundimit të reshjeve të borës, moti i mirë me diell ka bërë që qytetarët kuksianë, të dalin në tregje e markete për blerje si dhe lëvizje në rrugë e sheshe. Ndërkohë tërheqja e pagës mujore për banorët që janë në punë ka sjellë radhë të gjata në ambientet e jashtme të bankave duke mos respektuar sa duhet distancën sociale.

Në rrugët e qytetit ka edhe një qarkullim të shtuar të automjeteve në krahasim me ditët e tjera. Dy ditët e fundit zona e Kukësit u përfshi nga reshje të dendura të borës të cilat me ndalimin e tyre sollën përmirësimin e dukshëm të motit.