Shtohen lindjet në Sarandë, mjeku gjinekolog: Në tre muaj erdhën në jetë 50 bebe

19 Mars 2021, 20:47

Qyteti i Sarandës ka shënuar rritje të lindshmërisë ku përgjatë vitit që lamë pas erdhën në jetë rreth 300 foshnje duke shënuar rritje krahasuar me vitet e mëparshme. Ndërkohë ambientet e maternitetit janë transformuar duke ofruar kushte më të mira, por kjo s’ka ndikuar në uljen e emigracionit të bluzave të bardha.