Shtohen problemet në Kombëtare, tre futbollistë duke përfshirë Uzunin largohen për shkak dëmtimesh

8 Tetor 2020, 19:01

Tre ditë para ndeshjes me Kazakistanin në Ligën e Kombëve Kombëtarja shqiptare ka pësuar sërish ndryshime në organikë. Për shkak dëmtimi Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj janë larguar nga kombëtarja, ndërsa për fatin e mirë janë lejuar nga klubet të bashkohen Etrit Berisha dhe Giacomo Vrioni.