Shtrenjtimi i lëndëve të para nuk ndal ndërtimet në vend, në tre muajt e parë të 2022 numri i lejeve u rrit me 58%

30 Maj 2022, 20:05

Pavarësisht çmimeve të rritura të materialeve të ndërtimit, puna nuk ndalet në vend. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë 397 leje ndërtimi me një rritje prej më shumë se 58% në raport me vitin e kaluar. Vetëm në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi me sipërfaqe mbi 800 mijë metër katror.