Shtyhet në 2021 parapagimi këstit të tatimit mbi fitimin për turizmin dhe call center, biznesi i madh rifillon pagimin e këstit në tetor 2020

24 Prill 2020, 23:13

Të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë nuk do te paguajnë këstet e parapagimit të tatim fitimit, për vitin 2020. Këto parapagesa kryhen për çdo tremujor bazuar në fitimin e një viti më parë.

Duke marrë parasysh faktin që shume nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme u mbyllën me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, xhiroja e tyre është reduktuar ndjeshëm, për këtë arsye edhe këshilli i ministrave ka marrë këtë vendim.