Shtyhet rivleresimi, pandemia uli aplikimet me 68%

6 Korrik 2020, 17:45

Pandemia COVID-19, ka stopuar procesin e rivlerësimit të pronave. Sipas Ministrisë së Financave vetëm për periudhën 18 mars deri më 18 maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësim ka rënë me 68%. Në total deri në mars janë rivlerësuar 15 mijë prona, ndërsa për periudhën më pas deri në fund të muajit maj numri i aplikimeve ishte 4800.