Shtyhet vetëdeklarimi i të ardhurave personale të 2019-ës

21 Prill 2020, 13:02

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit draftin që parashikon shtyrjen e dorëzimit të vetëdeklarimit për individët që realizuan më shumë se 2 milionë lekë të reja të ardhura gjatë vitit të kaluar. Burime nga ky dikaster bëjnë të ditur se, ndonëse data 30 prill është përcaktuar si afat për deklarimin e të ardhurave të siguruara gjatë vitit të aluar, situata e vështirësisë finaciare, që është krijuar nga pandemia e koronavirusit detyron shtyrjen e afatit.

Ende nuk ka një datë se deri kur do të lejohet të bëhet vetëdeklarimi, por e siguritë është që ekspertët e ministrisë po punojnë për draftin, i cili duhet të miratohet në qeveri. Sipas ligjit, të gjithë individët, të cilët kalojnë të ardhurat mbi 2 milionë lekë, bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale vitin e ardhshëm deri në 30 prill.