Shtyja për shkak të koronavirusit/ Tre kategoritë përfituese do t'i paguajnë qiratë me këste pas 31 majit

3 Prill 2020, 15:34

Qeveria ka publikuar aktin normativ që shtyn pagesën e qirasë me dy muaj për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga masat e qeverisë kundër COVID-19, për studentët si dhe për individët që kanë mbetur të papunë si pasojë e masave kundër virusit. Pagesa e qirasë do të bëhet me këste pas pandemisë, ndërsa ata qiradhënës që nuk respektojnë vendimin do të gjobiten sa pesëfishi i qirasë mujore.