Shuhet Bashkim Fino / Flamuri i PS dhe ai shqiptar ulen në gjysmë shtizë

29 Mars 2021, 11:14

Qeveria shpall ditën e sotme ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS dhe ish-Kryeministrit të 'Pajtimit Kombëtar', Bashkim Fino në nderim të kujtimit dhe veprës së tij duke iu gjendur pranë vendit në momentet më të vështira. Flamuri shqiptar dhe ai i PS janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Sipas vendimit të qeverisë shpenzimet e varrimit dhe ceremonisë do të mbulohen nga Institucioni Organizator i Ceremonialit.