Shuhet ëndrra EURO 2021! Kosova mposhtet nga Maqedonia e Veriut dhe shqiptarët e saj

9 Tetor 2020, 10:46

Kosova eliminohet nga play-off i Liges së Kombeve. Dardanet u mposhtën 2-1 nga Maqedonia e Veriut ne Shkup duke shuar shpresat e Kosovës për kualifikimin në Europian. Kosova e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën pasi ndëshkoi veten teksa Benjamin Kololli çoi topin në portën e skuadrës së tij.

Por gabuan edhe maqedonasit, teksa në një mosmarrëveshje në prapavijë portieri la zonën dhe topi i largua gabim teksa aty u gjend Hadërgjonaj që mori topin dhe nga larg e gjuajti për ta çuar në portën e boshatisur.