Shuhet gjiganti i fundit i këngës franceze Charles Aznavour

2 Tetor 2018, 11:57 | Përditesimi: 2 Tetor 2018, 11:57

“Bëj që jeta jote të jetë një aventurë, surprizoi burrat dhe gratë rreth teje, me fisnikëri, finesë, thjeshtësi”,ishte motoja që ndoshta e përfaqësonte më mirë. Me një zë unik, një artist bujar, njeri i jashtëzakonshëm, kantautor, aktor dhe diplomat.

Charles Aznavour është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare, ishte i fundit nga gjigantët e këngës franceze. Është shuar në Alpilles, në Jug të Francës. Këngëtari me origjinë armene sapo ishte kthyer nga një tour në Japoni pasi kishte qenë i detyruar të anulojë koncertet e tij të kësaj vere për shkak të frakturës që kishte pësuar në një krah pas rënies.

Në moshën 94-vjeçare Aznavour nuk kishte reshtur asnjëherë të mahnitë. Me zërin e tij të pangatërrueshëm, aq sa të meritonte titullin “Aznavoice, ka mahnitur miliona spektatorë në 94 vende, duke sjellë në skenë një repertor mahnitës prej 1200 këngësh dhe 294 albumesh. Numrat e tij vendosin rekorde dhe pavarësisht se Aznavour preferon në vend të epitetit “ykk” atë të “artizan”, rezultatet janë të jashtëzakonshme: 300 milionë disqe të shitur në botë dhe 80 filma aktiv. 70 vjet karrierë që deri në muajt e fundit të jetës së tij e bënë të mbajë koncerte në të gjithë botën, nga Amsterdami, Dubai, Praga, Tokjo, Monako, Roma.

b.ha./Shqiptarja.com