Shuhet në moshën 77-vjeçare Rikard Ljarja, kinematografia shqiptare humb 'Dedën'

20 Prill 2020, 22:48

Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh.  Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja

Rikard Ljarja është është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit "Aleksandër Moisiu", Tiranë.