Shuhet vatra e zjarrit në zonën e Linzës, ndërhyn helikopteri i Forcave Ajrore

22 Mars 2020, 17:06

Një vatër zjarri në zonën e Linzes në malin e Dajtit është shuar nga forcat ajrore dhe tokësore.

Krahas angazhimit nga toka të efektivëve përkatës të MZSH u kërkua ndërhyrja nga ajri dhe një helikopter i Forcës Ajrore dhe ekuipazhi i tij u angazhuan në operacion.