Shuhet Vitore, akrobatja që dashuroi Skënder Sallaku, e bija: Iku me një qetësi hyjnore edhe në betejë e fundit që fatkeqësisht s’e fitoi dot

9 Qershor 2022, 17:40

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare artistja Vitore Sallaku, një nga themelueset e Cirkut të Tiranës. Bashkëshorte e humoristit Skënder Sallaku, e mbi 35 vite si aktrobate e autore e disa librave, “Mjeshtrja e madhe” përcillet për në banesën e fundit në Tufinë me dashurinë e të afërmve e mirënjohjen e vendit  për kontributin që la pas.