Shulku zbulon porositë për 'Arenën Kombëtare', inspektorët e UEFA-s lënë afat deri të mërkurën

11 Nëntor 2019, 16:48

Stadiumi Arena Kombëtare kreu të dielën ndeshjen testuese që u luajt mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra, e cila u ndoq edhe nga dy inspektorë të UEFA-s që panë me detaje të gjithë parametrat para ndeshjes inauguruese mes Shqipërisë dhe Francës.

Në një komunikim të shkurtër për ‘Report TV’ sekretari i federatës shqiptare të futbollit Ilir Shulku tha se inspektorët e UEFA-s në përgjithësi ngelën të kënaqur, por lanë disa detyra për t’u përmbushur deri të mërkurën që më së shumti kishin të bënin me pjesën e jashtme të stadiumit.