'S’hyj në lista unë'! Si betohej publikisht Agron Gjekmarkaj, 5 muaj më parë

31 Mars 2021, 10:03

Analisti “i pavarur” i PD, Agron Gjekmarkaj është një nga kandidatët e PD-së në qarkun e Lezhës, ndonëse pak shkon në zonën e tij elektorale pasi ka mbetur paneleve te emisioneve te Tiranës!

Ai renditet i dyti në listën e kandidatëve për deputetë, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, Gjekmarkaj këmbëngulte se kjo gjë nuk do të ishte pjesë e listave të PD në këto zgjedhje parlamentare.

Ne një emision televiziv te tetorit të vitit 2020, kur ishte i ftuar në emisionin “Open”, Gjekmarkaj pati një debat me Kreshnik Spahiun, ish kreun e Aleances Kuqezi.

Ndërsa i pari e akuzonte se po i shërbente qeverisë, i dyti i kundërpërgjigjej se Gjekmarkaj vetë po mbante qëndrimet që po mbante sepse do bëhej pjesë e listave.

Por Gjekmarkaj e hodhi poshtë këtë mundësi, pavarësisht se emri i tij ishte futur në listat që u nxorën nga Komisioni i famshëm i Vlerësimit të Figurave të PD-së.