'Shyqyr o zot...', momenti kur gruaja nxirret nga rrënojat në Thumanë

26 Nëntor 2019, 09:47

Një grua rreth është nxjerrë nga rrënojat e pallatit në Thumanë. Ajo është Erina Gabili e cila ka patur plagë të rënda por fatmirësisht ka reaguar dhe ka komunikuar.  Ndërkohë po ashtu është shpëtuar edhe një burrë rreth 40-vjeç. 

Fatkeqësisht nga rrënojat eshte nxjerrë i pajetë edhe trupi i një personi, ende të pa identifikuar.  Kështu numri i viktimave vetëm në Thumanë shkon në 3.

Forcat e shpetimit po punojne me 4 fronte ndërhyrje.