'Si do ja haj ajo veshin?! Ai është shumë i gjatë, apo kur të shtrihen në krevat!' Gjoni lëshon gojën për Kryemadhin

21 Maj 2020, 11:53 | Përditesimi i fundit: 2020-05-21 11:58:30

Ky quhet parlament dhe ju të ndërprisni fjalën. Ne jemi shumë pak që flasim dhe nuk e di çfarë e keni këtë mani vetëm të ndërprisnin.  Si do ja haj ajo veshin? Ai është shumë i gjatë. Apo vetëm kur të shtrihen në krevat?

Ky është parlament lolipopi. ne duhet një sistem i ri zgjedhor, na duhen lista të hapura. kemi një propozim amerikan ditët e fundit. keni një propozim që unë besoj se i hap rrugë shqiptarëve të votojnë deputetin që duan. Kolegë të opozitës nuk duhet të përzihemi më ne aferat e këtyre, ndryshe vota jonë do jetë kundër ndaj çdo paçavorje që sjellin këta në parlament,"-deklaroi deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

Më ketë deklaratë ai iu referua kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e pyetur gjatë protestës për shembjen e Teatrit se çfarë do ti bëjë Ramës ajo u përgjigj: "Unë do t'i haj veshin!"