‘Si e ka emrin ky? Emiliano, si e ka?’, gafa e avokatit të Eljon Hatos, gazetarët i vijnë në ndihmë

7 Tetor 2018, 12:03

TIRANË– Është zhvilluar në spital seanca për caktimin e masës “arrest me burg” për Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Pas seancës për Haton, avokati i tij mbrojtës tha se prokuroria nuk ka prova që implikojnë klientin e tij në ngjarje. Sipas tij, Eljon Hato është viktimë e kësaj ngjarje, pasi ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa nuk faktohet që ai të ketë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes. 

Por para prononcimit të tij për mediat, avokati Zeni Qinami ka bërë një gafë, për të cilën i erdhën në ndihmë gazetarët e pranishëm.

“Si e ka emrin ky? Emiliano, si e ka?“- ka thënë para kamerave avokati Qinami. Por gazetarët i kanë ardhur në ndihmë duke i thënë emrin e klientit të tij.

Gjatë gjithë kohës, avokati nuk përmendi më emrat e personave që ai përfaqëson, duke i quajtur Martini dhe Hato.