Si e përjetuan ndryshimin e orës? Qytetarët për Report Tv: Na çoroditën, leku i ri

27 Tetor 2019, 15:54

Këtë të diel ndryshoi ora, duke u zhvendosur akrepat 60 minuta mbrapa. Në këtë mënyrë qytetarët kanë mundësi të flenë një orë më shumë. Por ndryshimi i orës shpeshherë sjell dhe shqetësime tek qytetarët të cilët mundohen t’ju përshtaten ritmit të ri. Report Tv mori mendimin e disa prej qytetarëve të Tiranës për këtë cështje, ku pjesa më e madhe u shprehën se nuk e kanë ndier ndryshimin e orës, por do të ishte më mirë që të mos ndryshohej më në vitet e ardhshme.

“Në fakt unë u zgjova vonë dhe mendoj se ishte ora 9, kur shikojë që ishte ora 8 që kishte ndryshuar ora u ndjeva e lumtur, sepse ishte mirë e përjetova mirë. Nuk është problem fare edhe po ndryshoi edhe po nuk ndryshoi për mua.